DIGI-FI STUDENT
9 muaj pagesë, 12 muaj internet, për ty që nis vitin akademik!
Me nisjen e vitit të ri akademik, Digicom sjell ofertën ideale për studentët! Nëse kërkon internet të shpejtë, të qëndrueshëm dhe me një çmim që i përshtatet buxhetit tënd, kjo është zgjedhja që të duhet: Paguaj vetëm për 9 muaj dhe përfito 12 muaj internet, pa asnjë kusht parapagimi!
Detajet e ofertës:
- Oferta vlen për të gjithë studentët me Kartën e Studentit të vlefshme, në emrin e personit që lidh kontratën.
- Kontrata lidhet për 12 ose 24 muaj: për kontratat 24-mujore, studentët përfitojnë 3 muaj falas çdo vit.
- Paketat e internetit mund të kombinohen me Tring, DigitAlb ose DIGI-TV. Gjatë muajve falas të internetit, IPTV paguhet sipas paketës së zgjedhur.
- Tarifat e modemit dhe dekoderit aplikohen sipas kushteve të kontratës.
- Pas periudhës promocionale, klienti mund të ndërpresë shërbimin pa penalitet, me një njoftim paraprak 1 mujor në contact@digicom.al.
- Në rast ndërprerjeje, pajisjet (modemi dhe STB OTT) duhet të dorëzohen në gjendje pune, dhe garancia do të rimbursohet.
Kjo ofertë është menduar për të të mbështetur gjatë gjithë vitit akademik, nga studimet online, tek argëtimi dhe pushimet.
Abonohu online ose në çdo dyqan Digicom.

