Shtëpi | Biznes | ABONOHU ONLINE
Image

Paguaj faturën Digicom me Myiute dhe përfito 2 muaj FALAS

Kjo ofertë i dedikohet të gjithë klientëve Digicom që zgjedhin të kryejnë pagesën e faturës së tyre për herë të parë përmes aplikacionit Myiute, duke përfituar një mënyrë të thjeshtë, të sigurt dhe digjitale. Në të njëjtën kohë, oferta është e vlefshme edhe për të gjitha abonimet e reja të aktivizuara gjatë muajit janar, duke u dhënë mundësinë klientëve të rinj të përfitojnë nga kjo iniciativë promocionale që në muajin e parë të shërbimit.

Oferta vlen për të gjithë klientët Digicom që kryejnë pagesën e faturës për herë të parë përmes aplikacionit Myiute gjatë muajit janar. Në ofertë përfshihen edhe abonimet e reja të aktivizuara gjatë këtij muaji.

Oferta është e vlefshme duke nisur nga data 1 janar 2026. Përfitojnë gjithashtu edhe klientët që kanë kryer pagesën përmes Myiute në periudhën 1–5 janar 2026.

Në muajin e dytë, Iute do të kreditojë klientin në llogarinë e tij Myiute sipas vlerës së faturës së muajit Shkurt. E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për faturën e muajit Mars. Klienti duhet të hyjë në aplikacionin Myiute për të likuiduar faturat përkatëse duke përdorur kreditimin e marrë.

Po. Oferta është e vlefshme edhe për të gjitha abonimet e reja Digicom gjatë muajit Janar, me kusht që pagesa e faturës të kryhet përmes aplikacionit Myiute.

Po. Fushata përfshin edhe kontratat që përmbajnë shërbime shtesë, përveç internetit. Përfitimi aplikohet mbi totalin e faturës mujore.

Për klientët që kanë kryer rinovim, upgrade ose downgrade, do të gjenerohet një listë e dedikuar dhe kreditimi do të realizohet sipas vlerës së faturës përkatëse.

Jo. Mjafton që pagesa e faturës Digicom të kryhet për herë të parë përmes aplikacionit Myiute gjatë muajit Janar. Kreditimi realizohet automatikisht nga Iute.